Ndryshimet në projektligjin e amnistisë fiskale kanë nxitur një reagim negativ nga Komisioni Evropian ku thuhet se do të dobësonte kontrollet e vendit kundër pastrimit të parave.
Ne projektligj thuhet se çdo qytetar shqiptar, rezidentë në Shqipëri, por edhe emigrantët do të mund të përfitojnë nga amnistia fiskale deri në shumën 2 milionë euro. Projektligji për amnistinë fiskale dhe penale për deklarimin vullnetar të pasurisë është hedhur për konsultim publik, për të marrë mendimin e individëve dhe grupin e interesit. Qëllimi është për të kuptuar nëse publiku është dakord që një person të deklarojë deri në 2 milionë euro pasuri, që deri më tani e ka pasur të padeklaruar dhe t’i njihet kjo si një pasuri e ligjshme pavarësisht burimit të këtyre të ardhurave. Në faqen zyrtare të BE-së nënvizohet si problem pasi rezidentët jotatimorë, do të importonin para për të përfituar nga amnistia.
Komisioni nënvizoi shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Kjo do të dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave, ndërkohë që do të bënte pak për të rritur aftësinë e administratës tatimore për të përmirësuar pajtueshmërinë e ardhshme tatimore. Për më tepër, për shkak se rezidentët jotatimorë, përfshirë shqiptarët që jetojnë në BE ose në Ballkanin Perëndimor, përfshihen në objektin e tij dhe u kërkohet të importojnë para për të përfituar nga amnistia, drafti aktual i ligjit ngre shqetësime serioze për anëtarët e BE-së. Shtetet dhe partnerët e tjerë dhe një rrezik thelbësor reputacioni për vendin.’- thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të BE-së.
Nga kjo amnisti, nuk do të përfitojnë funksionarët e lartë të shtetit, që nga presidenti, kryeministri, ministrat deputetët e deri tek nëpunësit civil, prefektët, drejtor, prokuror, gjyqtar apo edhe drejtues të policisë dhe personat me të shkuar kriminale.
tv6+1vlora
Discussion about this post