Deputeti i Vlores Fatjon Vejzaj ne nje reagim per harten e re gjyqesore, thote se pasi u shpenzuan miliona euro për vetingun, pasi dogjen të njomin bashkë me të thatin, e lëvizën standartin si deshën vetë, e cuan në kolaps drejtësinë.
Kush ka pasur hall në këtë kohë me drejtësinë e ka kuptuar çfarë do të thote të marrësh atë. Pasi i reduktuan dhe i “standartizuan”, tani thone që “standarti” mbahet vetem në kryeqytet, se këta nuk do të japin dot vendime të standartizuara po të jenë të shpërndarë nëpër rrethe, shprehet Veizaj.
Sikur nuk zbatojnë të njejtin ligj, sikur nuk kanë institucione kontrolli KLP, KLGJ, ILD, por tani duan të lodhin dhe qytetarët dhe për ato pak të drejta që kanë, duke u mohuar aksesin në drejtësi, vijon me tej deputeti demokrat i Vlores.
https://www.facebook.com/6plus1vloratelevizion/videos/556744879410326
Veizaj merre edhe nje shembull teksa shprehet: vendos një gjobe IKMT që i ka minimalisht 500 mijë lekë të reja për një lopatë beton në Vlorë, Sarandë, Gjirokastër etj. Kundërshtimi i kësaj gjobe mund të bëhet vetëm në Gjykatën Administrative Lushnjë.
Shpenzimi për këtë proces është më i madh se vetë gjoba. Koha, rruga, largësia, shpenzimi, do të bëjnë që qytetari të mos zgjedhë më rrugën gjyqësore, cka përbën mohim të aksesit në drejtësi, duke shkelur një të drejtë themelore e kushtetuese të qytetarit shqiptar, pra me mirë paguaj, dorëzim pa kushte.
Deputeti demokrat shpreh mirënjohje per Dhomën e Avokatisë për këtë akt të drejtë, në shërbim të qytetarëve për mos lejuar që atyre tu vështirësohet aksesi për drejtësi ose të mos u mohohet fare. Nderkaq ne seancen e fundit Parlamentare, deputeti i PD te Vlores, Fatjon Veizaj ka mbajtur edhe nje fjalim per Aktin Normativ nr..10, datë 18.5.2022, teksa tha se nuk është për t’u qortuar, është i aryeshëm madje.
tv6+1vlora
Discussion about this post