Pas protestës të opozitën mbrëmjen e djeshme në bulevardin Dëshmorët e Kombit, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shprehur mirënjohjen për të gjithë qytetarët që u bënë pjesë e kësaj proteste.
Sali Berisha: Jam para jush për të shprehur mirënjohjen time më të thellë ndaj të gjithë atyre qytetarëve për pjesëmarrjen e tyre si misionarë të vërtetë në protestës e 7 Korrikut e cila në përmasat e saj, në frymën dhe mesazhin tejkalon në këto 30 vite çdo protestë tjetër. Mbrëmë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit të gjithë ata që erdhën nga çdo skaj i Shqipërisë nuk ishin aty për Sali Berishën, nuk ishin aty për thjesht një protestë, ishin që të gjithë misionarë, njerëz, burra, gra, të rinj e të reja në përmbushje të një misioni.
Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Sali Berisha tha se forca e një tubimi të tij është nukleare teksa shtoi se shqipëtarëve u ka ardhur Shansi që të bëhen misionarë për shpëtimin e Shqipërisë.
Sali Berisha: Në këtë aspekt, forca e një tubimi madhështor të tillë misionarësh është nukleare. Sot, shqiptarëve në këtë udhëkryq të rrezikshëm në të cilën gjenden ata dhe vendi i tyre u ka ardhur shansi dhe rasti që të bëhen misioninarë për shpëtimin e Shqipërisë. Aty, pra ata ishin, i ftoi misioni për shpëtimin e vendit të tyre. Nuk del kush në kulmin e vapës të protestojë pse thërret një njeri, të gjithë ata i thërriste vendi, dheu i tyre për shpëtim.
Discussion about this post