Përmes një prononcimi për mediat nga oborri i Parlamentit, Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhënë më shumë detaje përsa i përket protestës që do të mbajë PD më 7 Korrik. Berisha është shprehur se protesta do të mbahet në orën 19:00 në Tiranë dhe do të jetë e hapur për të gjithë shqiptarët.
Sali Berisha: Sirenat e alarmit për Shqipërinë në rrezik po bien në të 4 anët e vendit. Mbrëmë në një tryezë, mendoj se kryefjala e asaj tryeze të jashtëzakonshme, të paparë ndonjëherë, ishte një dhe vetëm një protestë, protestë dhe vetëm protestë. Qytetarët shqiptarë duke filluar nga interesi i tyre kombëtar, shëndeti, vendi i punës, ndjejnë se janë në rrezik të madh, ndjejnë një thirrje të brendshme se duhet t’i dalin zot vetes dhe të marrin në dorë fatin e tyre. Kjo protestë është e hapur për të gjithë shqiptarët dhe është me 7 Korrik në orën 7 të darkës, në Tiranë në rrugën dhe sheshin e saj më të madh. Para shqiptarëve në radhë të parë dhe do të protestohet ndaj qeverisë, parlamentit. Me vendosjen e monizmit, kushtetueshmëria e kësaj qeverie ka rënë. Një grup ekspertësh po punojnë për stemën. Ajo do të vendoset sepse ju e patë se u krijua, lindi dhe buroi një kualicion i paparë në shoqërinë civile. Me drejtuesit e lartë të PD është konsultuar protesta, por data i është lënë nderi shoqërisë civile. Kjo është një protestë e PD, shoqërisë civile. Duhej që data të gjente një miratim të plotë. Rama nuk është larguar, por Rama do të largohet.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftimin që më datë 7 Korrik do të zhvillohet një protestë kundër qeverisë në Tiranë e bëri mbrëmjen e djeshme gjatë një takimi me shoqërinë civile.
“Më 7 Korrik është menduar që të jetë data e protestës së madhe në Tiranë. Do e quajmë front për shpëtimin e Shqipërisë. Kjo betejë duhet të shtrihet në mbarë vendin”, u shpreh Berisha.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/877084000351862
tv6+1vlora
Discussion about this post