Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Partia Socialiste ktheu dekretine tij, për ligjin e menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta i ka kërkuar deputetëve që të mbrojnë Parkun e Butrintit dhe dhe vlerat e trashëgimisë kulutore kombëtare.
Teksa liston disa nga arsyet ligjore, për të cilën ai e ktheu për shqyrtim këtë ligj, ku theksohet cënimi i dispozitave ligjore të Kushtetutës, Meta shprehet se rrëzimi i dekretit të tij, nuk do t’i shërbente aspak interesave të larta të vendit dhe kombit shqiptar.
Ndër të tjera, Kreu i Shtetit theksoi se veprimi i mazhorancës do të përkeqësonte çdo marrëdhënie të organeve të shtetit me shoqërinë civile, ekspertët dhe qytetarët në tërësi.
Kuvendi ka miratuar me 75 vota pro, ligjin për administrimin e Parkut të Butrintit nga Fondacioni shqiptaro-amerikan për Zhvillim për 10 vitet e ardhshme.
Grupime të shoqërisë civile e kanë kundërshtuar kalimin e Parkut të Butrintit në menaxhim të Fondacionit shqiptaro-amerikan për Zhvillim.
tv6+1vlora
Discussion about this post