Kryeministri Edi Rama ditën e sotme do të zhvillojë një takim me drejtuesit e qarqeve.
Bëhet me dije se takimi do të nisë në orë 16:00 dhe se në fokus të diskutimeve do të jenë zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.
Duket se Partia Socialiste ka ndezur tashmë motorët për zgjedhjet lokale. Emrat e kryebashkiakëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 2023 do të vendosen nga kryesia e PS, ndryshe nga Partia Demokratike e Sali Berishës që i ka zgjedhur kryetarët përmes Primarëve.
PD në këto zgjedhje do të jetë e ndarë pasi Sali Berisha ka nxjerrë kandidatët nga Primaret, ku është në koalicion me Partinë e Lirisë së Ilir Metës, ndërsa nuk pati një marrëveshje me grupin e Enkelejd Alibeajt të cilët kanë nisur me nxjerren e kandidatëve të tyre.
Discussion about this post