Loja e hijeve të Kremlinit vazhdon. Vladimir Putin u rishfaq dje në takim me gjeneralët ushtarakë. Nga ana tjetër anuloi tre takime tradicionale dhe të rëndësishme për të, konferencën për shtyp të fundvitit, transmetimin e drejtpërdrejtë radiofonik në të cilin i përgjigjet pyetjeve të rusëve dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishme, pjesëmarrjen e tij në ndeshjen e hokejit në akull në Sheshin e Kuq.
Presidenti rus kaloi gjithë ditën të premten për të diskutuar të luftën në Ukrainë që e quan “Operacioni Special Ushtarak”, duke u fotografuar së bashku me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e shtabit, Valery Gerasimov. I pranishëm në bisedime ishte edhe gjenerali Sergei Surovikin, i cili ka udhëhequr operacionet e luftës në Ukrainë që nga tetori.
Discussion about this post