Kreu i Partisë së Lirisë ka shkruar një mesazh ngushëllimi për aksidentin e dy trenave në Greqi, në orët e mesnatës, ku raportohet se kanë ndërruar jetë 36 persona dhe 66 të tjerë janë të plagosur.
“Me hidhërim mësova për tragjedinë në Larisa të Greqisë fqinje dhe mike!
Në këto orë dhembje dhe tronditje të thellë, unë dhe Partia e Lirisë u shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe lutemi për shërim të shpejtë të të mbijetuarve!
Solidaritet të plotë autoriteteve vendore dhe qendrore! Qëndrojmë përkrah me popullin grek”, shkruan Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë.
Discussion about this post