Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ka bërë thirrje pedagogëve dhe studentëve që të bëhen pjesë e protestës që do të mabhet sot para Kuvendit, në nisje të seancës plenare.
Meta me anë të një psotimi në rrjetet sociale shkruan se pedagogët iu kthyen dje protestës sepse Qeveria i injoroi kërkesat e tyre për paga dinjitoze dhe rritjen e financimit të kërkimit shkencor në arsimin e lartë.
Postimi i plotë i Metës:
Pedagogët iu rikthyen dje sërish protestës, sepse Qeveria i injoroi kërkesat e tyre për paga dinjitoze dhe rritjen e financimit të kërkimit shkencor në arsimin e lartë.
Në vend që të dëgjoheshin, u kërcënuan dhe u intimiduan nga Qeveria e inceneratorëve që arsimin nuk e ka prioritet.
Ndërkohë që pedagogët shqiptarë janë më të keqpaguarit në rajon, financimi për kërkimin shkencor është më i ulëti.
E kam mbështetur fuqimisht kërkesën e tyre për rritjen e pagave në nivele të krahasueshme me pedagogët e Kosovës.
Nëse nuk përmbushen kërkesat e pedagogëve dhe studentëve, ikja e të rinjve dhe intelektualëve do të vijojë të zgjerojë plagën e shpopullimit, si pjesë e axhendës së “Rilindjes”.
Ndaj i ftoj pedagogët dhe studentët t’i bashkohen sot protestës së opozitës!
Llogaridhënie për injorimin e kërkesave të pedagogëve dhe studentëve!
Bashkë jemi më të fortë!
Discussion about this post