Ministrja Elisa Spiropali ka dalë sot në një komunikim direkt dhe i ka bërë thirrje drejtësisë të rihapë çështjen e 21 Janarit 2011, sot në 12 vjetorin e përkujtimit të protestës që përgjaku demokracinë shqiptare. Katër protestues të opozitës socialiste u vranë në bulevard.
“E dimë të gjithë që më 21 Janar nuk pati vdekje aksidentale, por vrasje shtetërore. Publikimi dje i transkriptit të një audio ku flitet për armë zjarri dhe gatishmëri për zjarr sapo protestuesit kalojnë gardhin, ndërkohë që katër dëshmorët e asaj dite të zymtë u vranë shumë larg gardhit të Kryeministrisë, kërkon reagimin e menjëhershëm të organeve të drejtësisë.
Ky është një fakt i ri që bërtet shumë fort për drejtësi në emër të viktimave, jetimëve, familjarëve dhe vetë demokracisë së përgjakur më 21 Janar.
uk jam këtu për të bërë politikë sot, në ditën e homazheve që sot do bëhen me një dritëz të re shprese se drejtësia e re do të hapë menjëherë hetimin e çështjes. Jam këtu për të thënë se ne nuk kemi hequr e nuk do të heqim dorë kurrë nga drejtësia për 21 Janarin. Por drejtësinë e kërkojmë nga drejtësia.
Sot edhe më shumë, sepse ato zëra nga shpella e vrasjeve të asaj dite tragjike, flasin vetë edhe më shumë sesa të gjitha fjalët tona”, u shpreh ministrja socialiste Elisa Spiropali.
Discussion about this post