Mijëra vullnetarë janë dyndur në aeroportin e Stambollit dhe kërkojnë të shkojnë në zonën ku ka goditur tëërmeti tragjik për t’u ardhur në ndihmë të mbijetuarve.
Ata kërkojnë që të bashkoheshin me përpjekjet e kërkim-shpëtimit, për të ndihmuar sado pak për nxjerrjen të bllokuarve nën rrënoja.
Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya njoftoi se deri në orën 00.30, 6 mijë e 718 personel dhe vullnetarë janë dërguar në rajon me 41 avionë nga Stambolli. Prioritet iu dha ekipeve profesionale dhe personelit shëndetësor. Vazhdon pandërprerë dërgimi i vullnetarëve të ndihmës në zonën e tërmetit.
Numri i viktimave deri më tani është mbi 330, ndërsa raportohet për mbi 15 mijë të plagosur.
Discussion about this post