Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë thotë se viti 2022 ka qenë i mbarë për turizmin. Sipas tij ka vijuar trendi rritës krahasuar me vitin 2021.
“2022 një vit i mbarë për turizmin, duke vijuar trendin rritës krahasuar me vitin 2021, ndërsa shënoi edhe flukse të reja turistike që iu shtuan mysafirëve që ne si vend mikpresim çdo vit”, shkruan Rama.
Ai e shoqëron postimin e tij me një video ku thuhet se këtë vit ka 31.2% vizitorë më shumë se një vit më parë.
Sipas Ramës, këtë vit ka patur rreth 4 herë më shumë vizitorë nga Spanja, nga Britania 97.1% më shumë vizitorë, 3 herë më shumë turistë nga Holanda, më shumë se dyfishim i vizitorëve nga Sllovenia dhe i atyre që vijnë nga vendet skandinave.
Discussion about this post