Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale pamje nga By Pass-i i Vlorës. Kreu i qeverisë thotë se kjo rrugë është një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare.
Por krahas impaktit në lehtësimin e trafikut, ai thotë se aty po organizohen aktivitete turistiko-sportive të ndryshme. Me këtë rast ka shpërndarë pamjet e një gare çiklizmi që është zhvilluar në By Pass-in e Vlorës.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/682460056355932
“Dhe nga Bajpasi i Vlorës, një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare, që krahas impaktit në lehtësimin e trafikut, nxori në pah pamjen piktoreske të vijës bregdetare të rivierës shqiptare, e ku së fundmi po organizohen edhe aktivitete turistiko-sportive, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.
tv6+1vlora
Discussion about this post