Ditën e martë në mbrëmje, pritet që në Tiranë të mbahet një tryezë e përbashkët diskutimi me partitë politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut.
Gazetari i Report Tv, Ermal Qori mëson se ftesa është bërë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ndërsa ftesa i është drejtuar të gjithë liderëve të forcave politike atje. Partitë politike shqiptare që kanë deputetë në Kuvendin e Maqedonisë janë Aleanca për Shqiptarët (8 deputetë), Alternativa (4 deputetë), Lëvizja Besa (3 deputetë) Partia Demokratike Shqiptare (1 deputet) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (15 deputetë).Këtë mbledhje e tentoi edhe në tetor të një viti më parë Lëvizja Besa, por përfundoi pa rezultat. Ende nuk bëhet me dije se çfarë përmban konkretisht axhenda e kësaj mbledhje këtë fillimviti në kryeqytet.
Discussion about this post