Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Kiev ku pritet që të takohet me Presidentin Volodymyr Zelensky. Kreu i qeverisë ka shkuar në Irpin dhe Borodyanka, ku ka parë nga afër pasojat e bombardimeve ruse.
Ndër të tjera, ai ka vizituar edhe ekspozitën “FOREVER FREE UKRAINE”, ku dëshmohen gjurmët e agresionit të Rusisë mbi Ukrainën përmes ekspozimit të objekteve të luftës, sendeve personale dhe fotove të ushtarëve dhe civilëve, mes tyre edhe fëmijë.
Në postimin e fotove nga kjo vizitë, Rama ka vendosur një zemër të thyer krahas flamurit të Ukrainës.
Kryeministri Rama ka lënë shënimin e tij në librin e kujtimeve dhe ka lënë mesazhin që bota të triumfojë dhe “ta ndalojë këtë horror dhe Ukraina të mund të dalë nga ajo e rilindur”.
Kryeministri e viziton Kievin së bashku me homologun e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
tv6+1vlora
Discussion about this post