Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga Lumi Vjosa që është shpallur dhe Park Kombëtar.
Rama ka ndarë një video, ku shihet Lumi Vjosa dhe në këtë mënyrë u uron dhe një ditë të mbarë të gjithë shqiptarëve.
“MIRËMËNGJES dhe me Parkun Kombëtar të Vjosës ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.
Kujtojmë që Lumi Vjosa, i cilësuar si lumi i fundit i egër në Evropë, është shpallur Park Kombëtar me vendim të Këshillit të Ministrave. Ministrja Mirela Kumbaro e bëri publik këtë vendimin të marrë pak ditë më parë dhe tha se janë 12 mijë hektarë që do jenë nën mbrojtje të shtetit.
Discussion about this post