Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Spanjë ku do të marrë pjesë në punimet e Samitit të NATO-s që do të zhvillohet ditën e mërkurë dhe të enjte në Madrid. Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama ishin të ftuar dje në darkën mbretërore gala organizuar nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Mbretëresha Letizia në Pallatin Mbretëror të Madridit, ku morën pjesë kryetarët e qeverive dhe të shteteve anëtare të NATO-s.
Ditën e mërkurë, Kryeministri Rama, së bashku me pjesëmarrësit e tjerë në Samit do të mirëpriten nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sanchez.
Në vijim, Kryeministri Rama do të ndjekë seancën plenare të Samitit, ku të pranishëm do të jenë edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Fjala e hapjes së Samitit do të mbahet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërsa Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez, do të mbajë një fjalë përshëndetëse.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/1174957943071316
Samitit do t’i adresohet online edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Pas përfundimit të seancës plenare, kryetarët e shteteve dhe të qeverive, pjesëmarrës në Samit do të vizitojnë ekspozitën e teknologjisë së NATO-s. Pasditen e së mërkurës, Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama do të vizitojnë Muzeun Kombëtar Prado, në Madrid, e më pas kryeministri Rama do të marrë pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez.
Samiti i NATO-s do të vijojë punimet të enjten, në ditën e dytë të tij, ku Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë, së bashku me Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi. Në këtë seancë, Samitit do t’i drejtohet edhe Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s Gerald Connolly. Në ditën e dytë të punimeve të Samitit, Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson.
Në përfundim, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me Enagás, e cila është një kompani spanjolle energjetike dhe operator evropian i sistemit të transmetimit, i cili zotëron dhe operon rrjetin e gazit të Spanjës.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/1224928901614028
Në Madrid samiti i NATO-s. Në të merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ai ka shpërndarë në rrjetet sociale momentin kur mbërrin në ambientet ku do të zhvillohet samiti.
Rama shoqërohet nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Samiti do të zhvillojë punime edhe të enjten.
Sa i përket ditës së sotme, pasdite pritet që Rama të vizitojë muzeun kombëtar Prado në Madrid. Kreu i qeverisë do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Më pas, kreu i qeverisë do të marrë pjesë në darkën e shtruar nga Pedro Sanchez.
Ditën e dytë në Madrid, Kryeministri do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson dhe në përfundim do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me Enagás, e cila është një kompani spanjolle energjetike.
Kujtojmë që mbrëmjen e së martës, Rama dhe bashkëshortja e tij u pritën në një darkë zyrtare nga Mbreti dhe Mbretëresha e Spanjës.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/1533616040390558
Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e SHBA-së, Joe Biden gjatë samitit të NATO-s në Madrid. Kreu i qeverisë ka biseduar për disa çaste me Biden, por nuk dihet se cili ka qenë fokusi i bisedës së tyre.
tv6+1vlora
Discussion about this post