Rama në seancën e përbashkët Shqipëri- Kosovë: Në fillim të 6-mujorit të dytë të 2023 në kantier me portin e ri të Porto Romanos
Kuvendi i Shqipërisë dhe i Kosovës janë mbledhur ditën e sotme në një senacë të përbashkët. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka dhënë lajmin se në fillim të vitin 2023 do të hapet gara ndërkombëtare për Portin e Durrësit dhe në fillim të 6-mujorit të dytë të vitit të ardhshëm, do të jetë në kantjer me portin e ri të Port-Romanos që do të jetë një port i përbashkët i shtrirë nga Durrësi në Prishtinë dhe në Strugë me dy porte të thata.
Edi Rama: Në fillim të vitit 2023, ne fillojmë dhe hapim garën ndërkombëtare për Portin e ri të Durrësit i cili do të ndërtohet në Porto Romano dhe nëse gjithçka do të shkojë sipas planit, në fillim të 6-mujorit të dytë të vitit të ardhshëm, ne do të jemi në kantier me portin e ri të Port-Romanos që do të jetë një port i përbashkët i shtrirë nga Durrësi në Prishtinë dhe në Strugë me dy porte të thata që do të lidhen me hekurudhë.
Për hekurudhën Durrës-Prishtinë, tani hyjmë në fazën e fizibilitetit për hekurudhën tjetër jemi në diskutime intensive me Komisionin Europian në bashkëpunim me qeverinë e RMV. Këto janë fakte dhe në 12 Dhjetor shpresoj që Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministrat e fushave të na bashkohen në prezantimin e madh publik përfundimtar. Në 12 Dhjetor do të prezantojmë përfundimisht projektin përfundimtar, i cili do t’i nënshtrohet garës ndërkombëtare në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të fillojë nga puna në fillim të 6-mujorit të 2 të 2023. Sot është një ditë frymëzuese edhe për këtë pamje, e cila i ka mbledhur të gjithë bashkë pavarësisht nëse do të donin apo nuk do të donin ta pranonin njëri-tjetrin. Pa të cilët nuk mund të kuptohet as ardhja në këtë ditë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe UÇK dhe të dyja këto lidhen me Ibrahim Rugovën dhe Hashim Thaçin, një tjetër i munguar në këtë sallë që është i ndarë përkohësisht prej nesh me një mision që vazhdon.
Kryeministri Rama është shprehur se marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë janë më të mira se asnjëherë më parë. Rama gjithashtu ka theksuar se njohja përfundimtare e Kosovës do të vijë më shpejt.
Edi Rama: Jemi të gjithë bashkë si asnjëherë më parë. Unë do të doja të sillja në vëmendje një fakt që mua nuk më ka rënë rasti ta them, po as nuk kam pasur rastin të thuhet, por sot pikërisht sot, nuk mund të lihet pa kujtuar se historia jetësore e atyre 40 firmëtarëve të pavarësisë që përshkohet tragjike. Luigj Gurakuqi i cili edhe pse ishte ndër të paktët që u nderuan, pasi u vra si tradhëtar e deri tek Mithat Frashëri. Të gjejnë një qasje për t’i hapur rrugë shumë vonë, por më mirë vonë se kurrë në libra dhe në hapësira të përbashkëta, atyre 40 burrave pa të cilët historia jonë nuk do dihej si do të ishte.
E duke e kthyer fletën tek e sotmja, shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më mirë në raport me të huajt, por përsëri dhe sot unë nuk besoj se shqiptarët janë më mirë në raport me vetveten. Besoj se njohja përfundimtare e Kosovës do të vijë më herët se vonë dhe Kosova nuk do të presë për të qenë e pranishme në çdo instancë të botës ku jetojmë. Akoma më e prekshme dhe më mbreslënëse është pamja në Maqedoninë e Veriut. Maqedonia e Veriut ishte vendi ku gjuha shqipe vazhdonte të shihej si gjuha e një pale të padëshirueshme, flamuri shqiptar të shihej si një provokim. Apo se mund të vinte dita që Mali i Zi të kishte një kryeministër shqiptar.
E për të ardhur, tek marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë më thjesht të shkëlqyera, po janë dhe produktive më shumë se kanë qenë kurrë ndonjëherë tjetër dhe këtë e tregojnë faktet e prodhuara jo thjesht në mbledhjet e përbashkëta, por nga vullneti dhe rritja e aftësisë për të zbatuar bashkëpunimin në interes reciprok. Mjafton të shohësh të dhënat e shkëmbimeve tregtare, apo lirinë e lëvizjes që deri dje dukej një mision i pamundur, apo abetaren e përbashkët, apo punën e përbashkët për fjalorin encikopedik shqiptar apo punën e shqiptarëve, një punë e marrë përsipër nga akademitë tona të shkencave, apo bashkëpunimin në fushën e energjisë, apo punën në veprën më të madhe të së ardhmes, portin dhe hekurudhën. Për hekurudhën kemi tanimë ofertuesit, një grup i gjërë të cilët kanë ofruar për të marrë përsipër fizibilitetin nga të dyja qeveritë me vendim të përbashkët./tv6+1Vlora
Discussion about this post