Kryeministri Edi Rama në Parlament: Një port si në Mesjetë ku tregtohet krom, ku lulëzojnë sipërfaqet ndryshkut dhe ku kalben mjetet e vdekura lundruese, ku shtrohen mijëra metra katrorë ferra dhe ndryshqe.
Kur dëgjon ju dhe shikon këtë pamje e kupton pse ju jeni të shqetësuar, ju jeni fiks si këto. Një port ku vinçat e kohës së Adem Rekës e kanë kaluar me kohë edhe moshën e pensionit. Ky port është një skandal mjedisor, një plagë urbane nga e cila rrjedh pisllëk prej dekadash. Kjo zonë e mbetur kancerogjene është ndërfaqja e sotme e asaj zonës tjetër të deridjeshme të qytetit të dytë më të madh të vendit tonë, atij malit me plehra dhe me derra.
Me shumë padurim dhe gëzim po numëroj orët deri sa të votohet marrëveshja për investimin më të madh të huaj në historinë e vendit tonë. Ky investim do ta kthejë portin e vjetër të Durrësit nga një platformë e zezë si surrati i gjithë atyre që përndjekin Shqipërinë në një prej porteve më të madh turistike të Mesdheut. Kjo është edhe dita për t’ju dhënë disa përgjigje zëdhënësve të rinj të një mallkimi, një lloj poshtërsie të vjetër.
Discussion about this post