Kryeministri i vendit, Edi Rama ju ka uruar të gjithëve një fundjavë të mbarë me pamjet e aksit Fier-Vlorë.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama është shprehur se aksi Fier-Vlorë, krahas by-pass-it të Fierit, shërben dhe si një aks alternativ për qarkullimin e makinave, reduktimin e trafikut, por edhe për mbështetjen e bujqësisë dhe agroturizmit të zonës.
“Mirëmëngjes me një tjetër kantier të infrastrukturës rrugore, aksin Fier-Vlorë, që krahas by-pass-it të Fierit, shërben si një aks alternativ për qarkullimin e makinave, reduktimin e trafikut, por edhe për mbështetjen e bujqësisë dhe agroturizmit të zonës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Discussion about this post