Kryeministri i vendit Edi Rama iu ka uruar të gjithëve një të dielë të mbarë me pamjet nga zonat e mbrojtura, të cilat i ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook. Në postimin e tij, Kryeministri Rama thekson se në zonat e mbrojtura jo vetëm që ka një shtim të specieve falë moratoriumit të gjuetisë, por edhe rritje të vizitorëve.
“Dhe me imazhet fantastike që na vijnë prej kamerave kurth në zonat e mbrojtura, ku jo vetëm kemi shtim të numrit të specieve falë moratoriumit të gjuetisë duke rikthyer normalitetin në habitatet natyrore, por edhe atraksione krejt unike siç janë zonat e mbrojtura me një rritje të ndjeshme të vizitorëve, ju uroj të diel të mbarë”, ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook.
TV6+1VLORA
Discussion about this post