Segmenti i ri rrugor Palasë-Dhërmi është i hapur për qarkullimin e automjeteve. Kryeministri Edi Rama publikoi një video të kësaj rruge në rrjetet sociale, duke thënë se ky segment ka shkurtuar kohën dhe po ashtu ka lehtësuar udhëtimin për shoferët.
Ky segment ka një gjatësi prej 4.5 kilometrash dhe nis nga kryqëzimi i “Rrugë të Bardha” ku është parashikuar të jetë edhe dalja e Tunelit të Llogarasë dhe përfundon pranë ish-kampit të punëtorëve në Dhërmi.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/593575155557641
tv6+1vlora
Discussion about this post