Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët në një aksion të madh mjedisor me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit.
Kreu i qeverisë, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se prej kohësh qeveria ka nisur një nismë të madhe pastrimi në të gjithë Shqipërinë.
Prej këtij aksioni, sipas tij, janë shënuar rezultate mbresëlënëse, duke sensibilizuar gjithnjë e më shumë qytetarë të përgjegjshëm që i janë bashkuar vullnetarisht nismës.
“Dhe me ftesën për t’iu bashkuar Ditës Botërore të Pastrimit në një aksion të madh mjedisor, të cilin ne kemi kohë që e kemi nisur skaj më skaj Shqipërisë përmes Planit Kombëtar të Pastrimit, që ka shënuar rezultate mbresëlënëse, duke sensibilizuar gjithnjë e më shumë qytetarë të përgjegjshëm që na janë bashkuar vullnetarisht në këtë nismë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/3240306099562461
tv6+1vlora
Discussion about this post