Kryeministri Edi Rama thotë se punimet për tunelin e Skërficës janë drejt përfundimit. Sipas tij, rruga e re Kardhiq-Delvinë do të zbulojë një tjetër pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë.
Kreu i qeverisë thotë se me rrugën e re do të shkurtohet koha e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta.
![](https://6plus1vlora.al/wp-content/uploads/2022/06/286094407_563592825136383_8313933410387820379_n-1024x683-1.jpg)
“Dhe me punimet drejt përfundimit të tunelit të Skërficës, me të cilin hapet përfundimisht edhe rruga e re dhe e shumëpritur Kardhiq-Delvinë, që do të zbulojë një tjetër pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë, duke shkurtuar njëkohësisht kohën e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2022/06/286026145_563592831803049_3920907889655185717_n-1024x683.jpg)
tv6+1vlora
Discussion about this post