Spitali i ri Infektiv do të hapë dyert pas pak ditësh. Kështu shprehet kryeministri Edi Rama gjatë një postimi në rrjetet sociale.
“Dhe me Spitalin e ri të Sëmundjeve Infektive pranë QSUT, rindërtuar nga pranvera në vjeshtë e tanimë gati të hapë dyert pas pak ditësh, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Ai ka shpërndarë edhe një video me pamje nga ambientet e reja të spitalit. Spitali Infektiv ka mbajtur peshën më të madhe të trajtimit të rasteve të pacientëve me infeksionin Sars-Cov2 gjatë pandemisë Covid-19.
Discussion about this post