Kryeministri Edi Rama u shpreh këtë të shtunë gjatë një komunikimi online me qytetarët se sulmi kibernetik ishte agresion i mirëfilltë ushtarak në botën e internetit. Ai u shpreh agresioni ndaj sistemeve në Shqipëri nuk e arriti qëllimin. Edhe të dhënat që kanë dalë, sipas Ramës, nuk janë sekrete.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/2291122984388359
“Këto flukse sulmesh të raportuara dhe të regjistruara institucioni që koordinon të gjithë projektin e revolucionit dixhital kanë qenë në sulme të pasuksesshme përgjithtësisht. Ky është një agresion i mirëfilltë luftarak në botën e internetit dhe të gjithë sistemeve dixhitale. Një agresion i egër i cili ka pasur një qëllim shumë të qartë zhdukjen përfundimtare të të gjitha të dhënave dhe shkatërrimin pa kthim të të gjitha sistemeve, duke lënë një tokë të djegur nga mbrapa. Ky është konkluzioni i ekspertëve që na kanë mbështetur në këtë përpjekje të përbashkët dhe që zotërojnë njohurinë më të madhe sot, ekspertët e Microssoft, super skuadra e tyre e ndërtuar enkas kundër kërcënimeve të natyrës kibernetike. Sulmi nuk e ka arritur qëllimin, dëmet janë shumë më të lehta se sa shkalla e agresivitetit. Praktikisht sistemet janë kthyer në punë. Të dhënat janë krejtësisht irrelevante sa i përket sensivitetit të tyre. Një pjesë e tyre janë publikuar, vendime qeverie, shkresa që qarkullojnë në rrjetin e brendshëm dhe mund të merren me kërkesë të thjeshtë. Nuk janë dokumente sekrete”, u shpreh Rama.
Kryeministri u shpreh se sulmi kibernetik “ka pasur qëllim përhapjen e panikut, dezinformimit dhe teorive të konspiracionit”.
“Kjo luftë vazhdon dhe patjetër që ne jemi në kushtet duhet të përballemi nga një anë me sulme të tjera të mundshme dhe nga ana tjetër me domosdoshmërinë për të rritur mbrojtjen kibernetike”, theksoi Rama.
tv6+1vlora
Discussion about this post