Kreu i SPAK, Altin Dumani, do të raportojë sot në parlament mbi punën njëvjeçare të Prokurorisë së Posaçme.
Rreth një muaj më parë, Dumani paraqiti raportin vjetor të institucionit në Komisionin e Ligjeve. Gjatë raportimit të tij, ai theksoi arrestimet e zyrtarëve të nivelit të lartë dhe përmendi magjistratët e shkarkuar nga vetting-u.
Dumani gjithashtu publikoi të dhënat për vitin 2023, duke deklaruar se janë sekuestruar pasuri me vlerë 41 milionë euro.
Sipas tij, SPAK ka pasur 237 të paraburgosur, që përbëjnë më pak se 9% të totalit të personave në paraburgim. Në fjalën e tij, Dumani shprehu shqetësimin për të ardhmen e prokurorëve të SPAK pas përfundimit të mandatit të tyre dhe i bëri thirrje Kuvendit për një përcaktim të qartë ligjor. Ai theksoi nevojën për burime njerëzore në Strukturën e Posaçme.
Dumani kërkoi bashkëpunim nga institucionet për të luftuar korrupsionin. Sa i përket Komisionit të Posaçëm që do të thërrasë në apel institucionet e vendit, Dumani theksoi rëndësinë e mbrojtjes së pavarësisë institucionale dhe respektimit të pushteteve.
Discussion about this post