Numri i atyre që kanë humbur jeten ka shkuar në 11, dëmet janë të konsiderueshme në shumë zona të Ankonës
Përmbytjet e fuqishme që përfshinë rajonin Marche në lindje të Italisë e kanë çuar numrin e personave që humbën jetën në 11. Autoritetet kanë bërë të ditur se nga kërkimet gjatë natës nuk kanë arritur që të gjejnë trupin e një 8 vjeçareje dhe një gruaje 56 vjeçe që ndodheshin së bashku në makinë. Ato vijojnë të jenë të zhdukura.
Kërkimet janë përqendruar në zonën Contrada Coste, në Komunën e Barbarës dhe shtrihet në të gjithë zonën e prekur nga përmbytjet. Dhjetëra ekipe zjarrfikëse janë vendosur në dispozicion që mbrëmja e së enjtes në kërkim të të zhdukurëve.
Probleme ka pasur edhe në Lombardi, Emilia Romagna dhe Abruzzo, ku ekipet e shpëtimit po ndihmojnë personat e zhvendosur pasi shtëpitë u janë bërë të pabanueshme për shkak të ujit dhe baltës.
Zona të tëra të Anconës janë pa energji elektrike, ndërsa stuhitë goditën edhe Umbrian fqinje. Corriere della Sera bën të ditur se rreth 400 milimetra shi ranë brenda dy orësh, sasi kjo që regjistrohet normalisht në në një periudhë prej 6 muajsh në këtë zonë.
Tragjedia më e madhe ishte brenda një familje italiane ku trupi i një 17-vjeçareje u gjet disa kilometra larg vendit ku u tërhoq zvarrë nga forca e ujit. Kreu i Departamentit të Mbrojtjes Civile, Fabrizio Curcio, ka firmosur urdhëresën që presidenti i Rajonit Marche, Francesco Acquaroli, komisionerët dhe delegatët e komunave të hartojnë masa emergjente për të shmangur ndonjë tragjedi tjetër si dhe të garantojnë ndihmë për popullsisë.
TV6+1VLORA
Discussion about this post