Kryeministri Edi Rama ka ndarë paraditen e kësaj të marte lajmin se filmi shqiptar “Koncert në vitin 1936” është restauruar dhe tashmë është i gjithi me ngjyra. Filmi është me regji të Saimir Kumbaros e skenar të Kiço Blushit.
“Koncert në vitin 1936” i bashkohet filmave shumë të dashur shqiptarë, që me nismë të Ministrisë së Kulturës muaj më parë, kanë nisur të restaurohen dhe bëhen me ngjyra, duke mbetur të pavdekshëm për publikun ndër breza.
“Mirëmëngjes, dhe me njoftimin e shpëtimit nga çngjyrosja pa kthim e filmit “Koncert në vitin 1936″, me regji të Saimir Kumbaros e skenar të Kiço Blushit, tanimë i restauruar mjeshtërisht duke e bërë të pavdekshme lojën mbresëlënëse të Robert Ndrenikës, Mirush Kabashit, Margarita Xhepës e me radhë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Discussion about this post