Organi parlametar i Shqipërisë ka njoftuar ngritjen e një Komisioni të Posaçëm këtë të enjte, si mbështetëse të rezolutës anti-korrupsion të propozuar më herët nga PS, pas miratimit të saj në seancën e zhvilluar ditën e djeshme.
Burime për media bëjnë me dije se ngritja e këtij Komisioni të Posaçëm parlamentar do të synojë një cikël të ri reformash të thella për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë deri në vitin 2030 në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian.
Kujtojmë se rezoluta anti-korrupsion është propozuar nga Partia Socialiste, e cila supozon hartimin e një Plani Kombëtar Veprimi, me një kohështrirje afatgjatë, si dhe me mbikëqyrjen e SHBA-së dhe BE-së, të çmohet e nevojshme dhe të merren masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale.
Rezoluta u miratua në seancën plenare të mbajtur këtë të hënë, vetëm me votat e socialistëve me 76 vota pro dhe 2 kundër, ndërsa opozita abstenoi votimin.
Gjithashtu, rezoluta u kritikua nga opozita dhe palë të tjera, pasi pretendohet se ajo kërkon që t’i bëjë hije organeve të reja të drejtësisë, si dhe mund të shkojë deri aty sa politika mund të ushtrojë kontroll të plotë mbi to duke cenuar në këtë mënyrë pavarësinë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Discussion about this post