Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se Bashkimi Evropian po i kërkon Izraelit në çdo mënyrë të mundshme që të mos sulmojnë Rafahun, por të mbrojë civilët.
Në fjalën e tij në këshillin e punëve të jashtme të bllokut, sipas transkriptit të publikuar në faqen e tij të internetit, Borrell tha se rreth 1 milion persona do të masakrohen nëse do të ketë sulm nga Izraeli.
“Unë do të insistoj edhe një herë: ka më shumë se 1 milion njerëz, të cilët do të masakrohen nëse do të ketë një sulm nga Izraeli. Pra, ne po insistojmë por ne nuk jemi në komandën e ushtrisë izraelite”, tha ai.
Discussion about this post