Shoqata e invalidëve të Punës ditën e sotme kanë protestuar përballë Ministrisë së Fianncave. Ata janë shprehur se janë kateogria më e diskriminuar, teksa kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
Më tej ata u shprehën se ministrisë së Financave i kanë dërguar mbi 12 shkresa, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
“MF nuk pranoi asnjëherë sugjerimet tona. Ne që kemi punuar në miniera askush nuk e mendon se çfarë kemi hequr. Ne kemi dërguar mbi 12 shkresa dhe e fundit ka qenë më datë 12 shtator, akoma asnjë përgjigje, pse? Me ju thanë se nuk dinë të shkruajnë, jo sepse “Facebook” e përdorin bukur, por nuk duan. Pensionet e pleqërisë janë më të mëdha se pensionet e invaliditetit, përse. Këto të MF si nuk u vjen pa zor, ju e keni parë që MF rimburson kompani për të kryer shërbime dhe që këto shërbime nuk i kryen. A ju vjen pak zor, të rimburson çimento, po ne që kemi kontribuuar”, u shpreh njëri prej protestuesve, ndërkohë një tjetër paralajmëroi se nëse nuk marrin një përgjigje deri më datën 20 nëntor, atëhere do të përshkallëzojnë protestën.
“Sot është fillimi, e kemi parë të vështirë se kemi mendjen e logjikën. Ju lutem ne do presim Ministrinë e Financave për të diskutuar deri më 20 nëntor, më 20 nëntor nuk presim më për të drejtat tona. Kjo do jetë e paraparë në varësi të ngjarjeve që do ndodhin.
Të gjithë jemi të barabartë para ligjit. Duhet të vlerësohemi e të kemi mbështetjen. Pas një muaji ne do jemi 10 fish më shumë se kaq, do shtohen karrocat, ne sot jemi me paterica kolegët tanë do vijnë me krevate me karroca këtu. U bëj thirrje të shkunden nga vendi se nuk është e lehtë për të përfaqësuar problemet sociale duke shkelur ligjet e duke marrë vendime në absurditet”, u shpreh ai.
tv6+1vlora
Discussion about this post