Shqipëria dhe Europa po përballen me rritje të vazhdueshme të çmimeve në tregje.
Në vendin tonë inflacioni arriti në 7.4% në qershor, ndërsa në Bashkimin Europian, 8.7%.
Të dhënat tregojnë se transporti dhe ushqimet vunë në vështirësi familjet shqiptare. Po ashtu, shërbimi në bare e hotele është shitur më shtrenjtë.
Rritja më e madhe është parë muajin e kaluar tek vaji, drithërat dhe rregullimi i makinës tek mekanikët. Më shumë se 10% janë shtrenjtuar edhe ëmbëlsirat dhe perimet.
Nga ana tjetër, në Europë energjia me rritje 42%, mandej ushqimet dhe duhani me 8.9 %, dhe së bashku me grupet e tjera, niveli i inflacionit arriti 8.6%.
Por, edhe pse shkalla e shtrenjtimit në BE është më e lartë, kriza është ndjerë më shumë këtu, pasi familjet shqiptare harxhojnë rreth 40% të të ardhurave për ushqime, ndërsa ato europiane 15% të rrogave.
Në qershor qeveria mbylli pagesën e përkohshme të ndihmës për familjet më të ardhura të ulëta, ndërsa nuk ka dhënë ndonjë sinjal për t’i vazhduar këto pagesa apo për të ofruar një paketë të re.
tv6+1vlora
Discussion about this post