Eksportet e mallrave në Shqipëri arritën vlerën 366 miliardë lekë gjatë 9-mujorit janar-shtator të këtij viti, duke shënuar rritje me 37.9 %.
INSTAT publikoi sot raportin “Tregtia e jashtme” për periudhën janar-shtator, sipas të cilit grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve janë “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 11.1 %, “materiale ndërtimi dhe metale” me 10,9 %, dhe “tekstile dhe këpucë” me 6.6 %.
Ndërkohë, importet e mallrave arritën vlerën 695 miliardë lekë, duke u rritur me 25.1 %, krahasuar me një vit më parë, shkruan KosovaPress.
Deficiti tregtar, referuar INSTAT-it, arriti vlerën 329 miliardë lekë, duke u rritur me 13.4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.
tv6+1vlora
Discussion about this post