Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar se perimetri i sigurisë në datën 6 Dhjetor kur në Tiranë do të mbahet samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor, nuk do të cënohet dhe rendi do të jetë i garantuar.
Në një konferencë shtypi, Rrumbullaku foli edhe për protestën e paralajmëruar nga Partia Demokratike, për të cilën tha se ky tubim politik nuk do të pengohet, por do të zhvillohet jashtë perimetrit të sigurisë.
“Janë adresuar qindra mesazhe nga qytetarë dhe punonjës që janë brenda perimetrit të sigurisë. Zhvillimi i samitit të BE në Tiranë tregon më së miri se Shqipëria është vend i sigurt dhe demokratik. Policia e Shtetit është e angazhuar në maksimumin e kapaciteteve për të garantuar rendin dhe sigurinë në rrugëkalimet e delegacioneve dhe në vendin ku do zhvillohet samiit.
Policia e Shtetit ka fituar përvojën e duhur dhe besojmë se edhe në këtë rast policia do tregojë profesionalizëm. Dua të siguroj nxënësit, banorët rezidencialë brenda perimetrit të sigurisë se data 6 Dhjetor është ditë normale mësimi, pune e aktivitetit të përditshëm, pavarësisht kufizimit të lëvizjeve në disa akse rrugore për të cilat policia ka marrë masat me qëllim që të mos ketë pengesë.
Policia nuk ka patur dhe nuk do ketë asnjë prirje të ndaluar apo spostuar asnjë protestë, por në këtë rast sihguria e 32 delegaconeve shtetërore na imponojnë që të vëmë sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare për të protestuar. Policia nuk e ndalon protestën por garanton mbarëvajtjen e saj jashtë perimetrit të sigurisë pasi perimetri është i pacënueshëm dhe i aksesushëm vetëm nga pjesëmarrësit në samit dhe gazetarët e akredituar”, tha drejtori i Policisë së Shtetit.
Discussion about this post