Në përfundim të fjalimit të saj në protestën e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari u emocionua teksa përmendi babanë e saj, Azem Hajdarin. Ajo tha se ai kishte vetëm një mision për Shqipërinë e ajo do të luftojë për ta përmbushur.
Rudina Hajdari: Unë jam Rudina Hajdari, sot të flas këtu është një privilegj i madh, së pari në këtë foltore dhe ju që jeni mbledhur sot këtu më kujtoni Azem Hajdarin. Azemi kishte vetëm një mision, që ta kthente Shqipërinë në vend të begatë dhe ju më mbushni mua me shpresë dhe energji që të luftoj sa më shumë që kjo ëndrra e tij të bëhet realitet. Ju përqafoj, ju dua shumë të gjithëve! Fitore, fitore dhe vetëm fitore!
Discussion about this post