Lulzim Basha është shprehur mbrëmjen e sotme se Sali Berisha i besoi drejtimin e Partisë Demokratike më shumë se një dekadë më parë, sepse ai bënte punën që duhej të bënte, dhe jo se ishte shoku i Argitës.
“Vajzën e Berishës e kam takuar për herë të parë në korrik 2000 në Kosovë. Ndërsa zotin Berisha e kam njohur që në vitin 1991. E takoja thuajse 3 herë në vit Berishën, jetoja jashtë”, tha deputeti demokrat në emisionin “Open”.
Basha ka mohuar dhe mundësinë e një bashkëpunimi me Argita Malltezin, nëse kjo e fundit merr drejtimin e Partisë Demokratike, në vend të babait të saj, Sali Berishës.
“Asnjë prej tyre nuk i jep zgjidhje problemit”, tha ish-kryedemokrati, i cili bashkë me Enkelejd Alibeaj janë shprehur se po punojnë për një projekt të ri politik. Gjithashtu, Lulzim Basha ka paralajmëruar se betejën për vulën e PD do e ndjek deri në Strasburg.
Mentor Kikia: Berisha ju ka zgjedhur juve, ndoshta për shkak të meritave tuaja. A nuk po përdorni ju një gjuhë të ashpër për të?
Lulzim Basha: Më ka besuar pozicionin sepse shikonte se kush bënte punën dhe i dilja ballë sfidave që i dilnin vendit.
Mentor Kikia: Thonë që ta besoi detyrën, se ishe shoku i vajzës.
Lulzim Basha: Kjo e fundit është e pavërtetë.
Discussion about this post