Ish-Kryeministri Sali Berisha zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike, 9 vite pasi u largua nga kjo detyrë. Ai mori shumicën e votave në të gjitha degët ku u votua sipas parimit “Një anëtar, një votë” përballë rivalit Ibsen Elezi.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike në një konferencë për media deklaroi mbrëmjen e kësaj të diele se pjesëmarrja ishte i lartë, ndërsa procesi ishte i qetë dhe transparent.
“Në përfundim, në total kanë votuar për kryetarin e PD 43 680, ndër të cilët 40 820 kanë votuar për zotin Sali Berisha, ose 93 përqind të votave. Komisioni shpall zotin Sali Berisha fitues të garës dhe kryetar të PD”, tha Vokshi.
Kandidati tjetër në garë Ibsen Elezi, mori vetëm 5.8% të votave. Në të gjitha degët e Partisë Demokratike, rezultuan 328 vota të pavlefshme. 108 qendrat e votimit u hapën prej orës 08:00 të mëngjesit, për t’u mbyllur në orën 20:00. Rezultati përfundimtar do të bëhet publik ditën e nesërme.
tv6+1vlora
Discussion about this post