Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, ka mbërritur sot në Tiranë në kuadër të Samitit Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor. Përmes një shënimi në llogarinë e saj në Twitter, Kallas thotë se vendi i saj mbështet zgjerimin e rajonit.
Më tej, kryeministrja estoneze thekson se interesi i përbashkët i gjithë unionit është për një Evropë të qëndrueshme dhe të begatë.
“Në pritje të samitit BE-Ballkani Perëndimor sot në Tiranë. Estonia mbështet fuqimisht zgjerimin e BE në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të vazhdojmë të mbështesim vendet që duan të anëtarësohen në BE – ne të gjithë ndajmë një interes të përbashkët për një Evropë të qëndrueshme dhe të begatë”, shkruan kryeministrja Kaja Kallas.
Discussion about this post