Kryeministri Edi Rama sot do të zhvillojë një bashkëbisedim me ndjekësit e tij, ku do u përgjigjet të gjitha pyetjeve.
Ai njofton se në orën 11:00 do t’u përgjigjet pyetjeve me “spec” mbi situatën e problemet e vendit tonë në vigjiljen e takimit të Samiti të BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.
“MIRËMËNGJES dhe me ftesën që të shihemi këtu LIVE në orën 11:00 për përgjigjet e pyetjeve tuaja më me “spec”, mbi situatën e problemet e vendit tonë në vigjiljen e takimit më të rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve tona ndërkombëtare, Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, ju uroj një të diel të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.
Discussion about this post