Në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar zhvillimet ditën e djeshme përsa i përket mosdhënies të vendit kandidat të Shqipërisë për në Bashkimin Europian. Berisha thotë se kryeministri Rama është një vasal i Presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe mes Ballkanit të Berlinit dhe atij të Putinit, kryeministri Rama sipas kreut të PD-së ka bërë zgjedhjen e tij.
Sali Berisha: Pas konsultimeve që ka bërë me padronin u nis në një udhëtim privat në Paris. Vasali ndryshoi qëndrimin, shkoi në Bruksel. Edi Rama dëshmoi qartë se ai është i rreshtuar jo me Ballkanin e Berlinit apo Brukselit, por me Ballkanin e Beogradit apo Putinit. Në emër të këtij rreshtimi, ai u shfaq në konferencë shtypi me padronin Vuçiç dhe vasalët Rama dhe Kovaçevski. Asgjë nuk mund të lidhte Kryeministrin e Shqipërisë me një konferencë shtypi të përbashkët me presidentin e Serbisë, për të dëshmuar se mes Ballkanit të Berlinit dhe të Putinit ka bërë zgjedhjen e tij.
Në konferencë shtypi ishte vetëm trojka e alencës trilateriale, nuk u rreshtua në atë konferencë as Vjosa Osmani, as kryeministri i Malit të Zi dhe as përfaqësuesi i Bosnjes. Pra, me këtë paraqitje në konferencë shtypi, Rama faktoi se në cilën anë është i rreshtuar. Ky samit ishte historik sepse BE në kushtet që ndonjëherë nuk mund të imagjinoheshin u afroi statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë.
Vendi i Shqipërisë nuk mund të ishte kurrë në një pozicion tjetër përveçse në anën e BE. Statusi i Shqipërisë nuk iu dha sepse hokatari i shpifur që kalonte nga samiti në samit me atlete të kuqe, me çallma, dimiqe dhe me barnavekë, për të përqeshur prokokollet zyrtare të cilët në fund të fundit janë ndërtuar në akte respekti fund e krye. Tani ka nxjerrë krye si një njeri që i kundërvihet projektit evropian në Ballkan.
tv6+1vlora
Discussion about this post