arrikada, e cila ndodhej dy kilometra larg pikës kufitare në Merdare, në territorin e Serbisë, është hequr mëngjesin e sotëm. Lirimin e rrugës e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Në një komunikatë për media, Policia e Kosovës tha se “rruga e cila ishte bllokuar me 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim”.
Policia njoftoi “qytetarët dhe bashkatdhetarët se tani pikëkalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë”.
Personat që ishin të pranishëm në këtë vend ku ishte bllokuar rruga, thanë për REL-in se ishin pjesërisht të kënaqur me marrëveshjen e arritur mbrëmjen e së mërkurës.
Ata theksuan se po veprojnë në koordinim me pjesëtarët e komunitetit serb nga Kosova.
Më 27 dhjetor, pika kufitare në Merdare u mbyll nga Policia e Kosovës pasi një grup serbësh në Serbi kanë bllokuar rrugën për në kufi.
Po sot është paralajmëruar edhe largimi i barrikadave nga rrugët e pjesës veriore të Kosovës.Lajmi për largimin e barrikadave u bë i ditur mbrëmjen e 28 dhjetorit, pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, takoi përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.
Largimi i barrikadave ishte kushtëzuar me lirimin nga paraburgimi të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq, i cili u arrestua për dyshimet se kishte organizuar sulmin e kryer ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Kosovës në pjesën veriore në fillim të muajit dhjetor.
Pantiç u lirua dje nga paraburgimi pasi iu zëvendësua masa me atë të arrestit shtëpiak.
Në një protestë që u zhvillua në fshatin Rudarë të Zveçanit, përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës vendosën edhe kushte të tjera për heqjen e barrikadave përfshirë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Discussion about this post