Dokordësinë mes Serbisë dhe Kosovës për planin e vendeve evropian për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vende, Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një zhvillim historik.
Përmes një postimi në Twitter Rama shkruan se paqja dhe bashkëpunimi janë çelësi për të ardhmen “që u detyrohemi fëmijëve tanë në këtë rajon të shkatërruar prej shekujsh nga mungesa e paqes dhe bashkëpunimit. E mirëpres pëlqimin e dy palëve për Marrëveshjen për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Kreu i Qeverisë së Shqipërisë e konsideroi dakordësinë e mbrëmshme mes palëve një moment historik për paqen rajonale.
“Unë inkurajoj fuqimisht të gjitha palët e përfshira që të vazhdojnë të punojnë për një zbatim të shpejtë. Për paqen dhe bashkëpunimin, Shqipëria është dhe do të mbetet besimplotë dhe do të jetë një shembull. Ne mbështesim plotësisht çdo përpjekje për të kapërcyer të kaluarën”, tha Rama.
Në fund ai e kishte edhe një mesazh për politikën shqiptare, andej dhe këtëj kufirit. Rama bëri lavdëroi Albin Kurtin që ka lënë mbrapa të shkuarën, duke iu referuar edhe qëndrimeve të tij të mëparshme, dhe bëri thirrje që askush të mos e akuzoje për tradhti apo harresë.
“Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë”, shkruan Rama në Twitter.
Discussion about this post