Një shpërthim me tritol është shënuar herët mëngjesin e sotëm në Sarandë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:35 në lagjen nr 1. Bëhet me dije se në derën e hyrjes së banesës tre katëshe, të shtetasit A. K është vendosur tritol.
Fatmirësisht nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme material dhe asnjë person të lënduar. A. K është kallëzuar madje dhe shoqëruar në Komisariat lidhur me një objekt në ndërtim e sipër në lagjen nr.1.
Nuk dihet se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja, por policia po punon për zbadhjen e plotë si dhe për arrestimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Discussion about this post