Nënvarianti i ri i Omicron, XBB.1.5 po përhapet me ritme të shpejta në SHBA. Më shumë se 40 për qind e rasteve të Covid-19 janë shkaktuar prej tij. XBB.1.5 po përhapet edhe në Evropë, Indi dhe Singapor.
Sipas ekspertëve të shëndetësisë botërore, ky nënvariant është forma më e transmetueshme e Omicron, por jo më vdekjeprurësi. Personat e prekur nuk raportohen të kenë simptoma të rënda.
Edhe Kina po përballet me një valë të re infektimesh me nënvariantet e Omicron (BA.5.2 dhe BF.7).
Për të parandaluar përhapjen e mëtejshme, shtete si Italia, Spanja dhe Franca kanë vendosur si kusht testin negativ për udhëtarët që vijnë nga Kina.
Në Shqipëri ende nuk ka një masë të tillë, por po mbahen nën mbikëqyrje të gjithë personat me histori udhëtimi.
Rexhep Muja: Mjekët e familjes kanë per detyrë të marrin informacion nga familjet që kanë një histori udhëtimi nga jashtë dhe mbahen nën survejancë kryesisht me temperaturën dhe shenjat klasike si dhimbja e muskujve.
Aktualisht në vend po qarkullojnë nënvariantet BA.4 dhe BA.5 të Omicron.
Rexhep Muja: Nuk ka situatë për panik që të themi kemi një valë infektimesh. Shenjat mbizotëruese janë dhimbja e kokës, muskujve, temperatura e paqëndrushme.
Për shkak të transmetueshmërisë së lartë, gjasat janë që XBB. 1.5 të bëhet variant dominues edhe në Europë.
Discussion about this post