Në fjalën e tij gjatë zhvillimit të seancës së përbashkët mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen “Gëzuar 110-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë”.
Gjatë fjalës së tij, Kurti ka dhënë një mesazh për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë: Duhet të gëzohemi kur përfshihemi në çështjet publike të njëri-tjetrit jo për të penguar, por për të kontribuar.
Albin Kurti: Ju uroj nga zemra 110-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Stërgjyshërit kanë kontribuar për shtëpinë e të gjithë shqiptarëve të hapur për miqtë. Gëzuar festën e shenjtë për identitetin tonë kombëtar. Gëzuar 28 Nëntorin!
Deklarata e pavarësisë evidenton Ismail Qemalin si prijës, mendohet se deklarata është shkruar nga ministri i parë i arsimit, Luigj Gurakuqi. Gurakuqi shkrunte: E kremtja e 28 Nëntorit duhet të jetë një ditë pendimi në të cilën e mbledhim mendjen dhe të bëjmë shqyrtimin e vetëdijes tonë. Duhet të vëmë dorën në zemrën dhe të pyesim veten se a e kemi bërë detyrën ndaj atdheut. Të harrojmë armiqësitë, t’i japim dorën njëri tjetrin dhe të betohemi se do të përpiqemi për të mirën e atdheut tonë.
Duhet të gëzohemi kur përfshihemi në çështjet publike të njëri-tjetrit jo për të penguar, por për të kontribuar. Na duhet të jemi më shpesh bashkë dhe jo vetëm ne politikanët, na duhet të punojmë bashkë, t’i pranojmë kritikat njëri-tjetrit. Urojmë që sukseset e Shqipërisë të ju shtohen për çdo ditë të flamurit. Kemi abetaren e përbashkët dhe po punohet për fjalorin e përbashkët encikopedik. Kemi unifikuar tregjet e punës dhe po punojmë për unifikimin doganor.
Situata nuk është askund rozë dhe nëse ndalim përpjekjen dhe ndalojmë së punuari, menjëherë rrezikojmë. Dua të ju dërgoj një mesazh të gjithë atyre që kanë marrë udhën e dhimbshme të kurbetit. E di se atje nuk po shkoni për qejf, por prej brengës dhe ne ende nuk kemi bërë mjaftueshëm që ju të mendoni të rritjen e fëmijëve tuaj këtu. Shqipëria bëhet, Kosova bëhet. Puna është rruga jonë, nderi dhe besa janë cilësitë tona. Gëzuar nga zemra! Mbarësi dhe mirësi për shqiptarët dhe të gjithë miqtë e shqiptarëve!/tv6+1Vlora
Discussion about this post