Shqipëria do të mbajë sot Konferencën e Parë Ndërqeveritare që do të shënojë hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Bruksel së bashku me një delegacion shqiptar, e ka nisur ditën me një postim në rrjetet sociale, ku shkruan që Shqipëria sot do të ulet në tryezën e madhe të Bashkimit Europian.
“Me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama në Facebook.
Konferenca e Parë Ndërqeveritare me BE-në sot do të mbahet edhe për Maqedoninë e Veriut, pas zhbllokimit të ngërçit me Bullgarinë, që kishte vendosur veton ndaj Shkupit duke u bërë pengesë edhe për vendin tonë.
Por Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez që i hapi rrugë zgjidhjes së këtij ngërçi, duke bërë që Shqipëria dhe RMV të mbajnë sot me Bashkimin Europian Konferencën e Parë Ndërqeveritare që shënon hapjen e negociatave për anëtarësim.
tv6+1vlora
Discussion about this post