Shqipëria ka marrë 30 milionë euro kredi nga qeveria italiane për energjinë elektrike, ndërsa në plan ka që të marrë edhe 60 milionë euro për bujqësinë dhe emergjencat civile.
Në mbledhjen e Këshillit të Ministave u vendos që të kalojë marrëveshja me Italinë për 30 milionë euro kredi në përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike në veriun e Shqipërisë. Ndërsa në javët që vjen do të merren me 30 milionë euro për bujqësinë që do të fokusohet tek peshkimi dhe e njëjta shifër për rifreskimin e pajisjeve të vjetëruara të flotës së emergjencave civile.
” Sapo kaluam një draft marrëveshje që ka marrë formën e marrëvershjes me Italinë. Ka të bëjë me angazhimin e qeverisë italiane në raport me konferencën e donatorëve për rindërtimin. I dedikohet një shume prej 30 milionë eurosh gjithë përmirësimit të rrjetit të energjisë elektrike në veriun e Shqipërisë. Është pjesë e angazhimit prej 90 milionë eurosh kredi të qeverisë italiane dhe do të pasohet në javët që vjen me një 30 milionësh kredi për sektorin e bujqësisë, kryesisht tek peshkimi dhe një 30 milionë eurosh tjetër që ka të bëjë me emergjencat civile, e dedikuar për të gjithë ngritjen apo rifreskimin e pajisjeve që janë vjetëruar të flotës së emergjencave civile”, tha zv.kryeministri Arben Ahmetaj.
Ndër të tjera, zv.kryeministri Ahmetaj theksoi se nuk do të ketë tatim për biznesin e vogël deri në vitin 2029.
“Një sqarim, nuk ndryshon asgjë për biznesin e vogël deri në vitin 2029. Ligji është organik, i cili në cdo rast do të përmirësojë definicionet dhe procedurat por jo trajtimin e biznesit të vogël me taksën zero me tatim fitimi deri në 14 milionë lekë dhe e përjashtuar nga TVSH deri në 10 milionë lekë. I vetmi ndryshim që shpresojmë të hyjë në fuqi së shpejti shpresojmë se ka të bëjë vetëm me profesionet e licensuara dhe sigurisht që Mnistria e Financave me fondin monetar do ta hedhë në konsultim publik”, tha Ahmetaj.
tv6+1vlora
Discussion about this post