“Shqipëria po zien nga zemërimi dhe revolta e qytetarëve të saj”, kështu e nisi Sali Berisha konferencën e përjavshme për mediat, ku denoncoi se sjysma e ushtarakëve profesionistë kanë dorëzuar dorëheqjen dhe mbahen me detyrim për shkak të kontratës.
Për Berishën, siguria është në shkallën më të ulët ndërsa shqiptarët po detyrohen të braktisin masivisht vendin.
Ndër të tjera, Berisha i kërkoi kreut të qeverisë të japë dorëheqjen e të mos presë protestat e shqiptarëve.
“Shqipëria po zien nga zemërimi dhe revolta e qytetarëve të saj, e bizneseve të vogla, të cilët presin në ankth të madh të nesërmen, për shkak të lukunisë së taksidarëve po zien në cdo familje shqiptare, për shkak të cmimeve të produkteve bazë të jetesës. Zien te çdo i ri që sheh te Rama një shpresë vrasës, te cdo pensionist, që qan me lot mjerimi se nuk siguron dot kafshatën, nuk blen dot ilacet.
Po zien te qindra mijëra punonjës, rrogëtarë që me pagën që marrin nuk përballojnë dot as gjysmën e muajit. Mijëra ushtarakë 2500 policë kanë dorëzuar dorëheqjen dhe Çuçi i familjes fsheh realitetin. Gjysma e ushtarakëve profesionistë kanë dorëzuar dorëheqjen dhe mbahen me detyrim për shkak të kontratës.
Siguria është në shkallën më të ulët. Uria, dhuna, skamja, po detyrojnë shqiptarët të braktisin masivisht vendin e tyre. Shqiptarët kanë bindjen se vetëm protesta për largimin e këtij njeriu, është zgjidhja më emergjente.
Edi Rama ka humbur, cdo lloj lidhje dhe ndjeshmërie me këtë vend. Më lejoni t’u informoj për statistikën e fundit, që tejkalon cdo imagjinatë. Ai si asnjë tjetër, i ka lejuar vetes 137 udhëtime me avion taksi në 8 vite në mandatin e tij Presidenti i SHBA, Bush, ka udhëtuar me Air Force One 74 herë, gjysmën e Ramës dhe vizituar 43 vende. Air Force One s’është përdor kurrë për ëeekende udhëtime boshe etj. Është një cmenduri që tejkalon çdo imagjinatë. Edi Rama duhet të japë dorëheqje dhe të mos presë ta heqin qytetarët e zemëruar shqiptarë,” – u shpreh Berisha.
Discussion about this post