Krishtlindja dhe festat e fundvitit që tashmë janë në prag, kanë bërë që shqiptarët të kthehen në shtëpitë e tyre për t’i kaluar këto ditë me familjarët, ashtu siç e do tradita, të gjithë bashkë rreth tryezës së festave.
Ditët e fundit, pothuajse në të gjitha doganat tokësore të vendit është regjistruar fluks i lartë qytetarësh që kthehen në atdhe.
Në pikën kufitare të Muriqanit po punohet me 3 sportele në hyrje dhe 1 në dalje për të shmangur radhët dhe vonesat e udhëtarëve. Gjatë fundjavës, përmes kësaj pike doganore kanë hyrë 28.152 shtetas si dhe kane dalë 9.355 shtetas, fluks i cili pritet të jetë më i madh këto ditë deri në 31 dhjetor.
Po ashtu, dyndje udhëtarësh ka dhe në Portin e Durrësit e atë të Vlorës. Shqiptarët që jetojnë në vendet fqinje, kanë zgjedhur tragetet për t’u kthyer në atdhe, teksa me vete kanë marrë dhe makinat e tyre.
Tre ditët e fundit të javës që lamë pas, në Portin e Vlorës kanë hyrë 2.100 pasagjerë, mbi 300 mjete të vogla si dhe 50 mjete të mëdha, autobusë e kamionë.
Ndërkohë, 13.636 qytetarë mësohet se kanë kaluar në Portin e Durrësit përgjatë 3 ditëve të fundit. Referuar të dhënave zyrtare, tragetet po bëjnë edhe nga dy udhëtime brenda ditës, për shkak të fluksit dhe kërkesës së lartë të udhëtarëve për t’u kthyer në atdhe,
Policia Kufitare po operon me kapacitet të plotë, duke vënë ne funksion 26 sportele, 16 për qytetarët dhe 10 për mjetet e kamionët. Që prej datës 22 dhjetor në portin e Durrësit ankorohen 5 tragete në 24 orë, ndërsa edhe dita e sotme paraqitet e ngarkuar.
Discussion about this post